Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, dhe deputetja e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për President të Kosovës, kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga gara për këtë post.
“Zyrtarisht tërhiqem nga kandidatura për president të Kosovës”, tha Konjufca
Menjëherë reagoi edhe deputetja Fatmir Mulhaxha Kollçaku.
“Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për president”, tha ajo.
Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

