Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëIKSHPK alarmon ndotjen e ajrit: Rrezik serioz nga termocentralet në Obiliq

IKSHPK alarmon ndotjen e ajrit: Rrezik serioz nga termocentralet në Obiliq

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për nivelin e ndotjes së ajrit në vend, pas rritjes së ndotjes nga tymtarët në zonën e Obiliqit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Sipas Institutit, termocentralet Kosova A dhe Kosova B, që funksionojnë me thëngjill, janë ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit, duke lëshuar substanca të dëmshme si oksidet e azotit, dioksidi i squfurit dhe grimcat e imëta PM10 dhe PM2.5.

“Sipas raporteve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK) në Kosovë, sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse të ajrit, ku lirimi i tymit dhe pluhurit, rritë përqendrimin e grimcave ajrore fluturuese për një kohë më të gjatë në ambientin rrethues.

Më shumë se 90% e tyre kur absorbohen nga mukoza e sistemit të sipërm respirator, ndikojnë në rritjen e incidencës së infeksioneve respiratore tek fëmijët, të moshuarit, shtatëzënat, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndër pasojat kryesore të ndotjes së ajrit, Instituti rendit rritjen e vdekshmërisë, përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes si bronkiti dhe astma, dëmtimet në sistemin kardiovaskular, si dhe ndikimet kancerogjene dhe uljen e cilësisë së jetës.

Në këtë drejtim, IKSHPK propozon një sërë masash urgjente, përfshirë monitorimin në kohë reale të ndotjes dhe publikimin transparent të të dhënave, kontrollin e rregullt të filtrave të termocentraleve, inspektime më të shpeshta dhe vendosjen e teknologjive për reduktimin e ndotësve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid07bmuvVdftU24X7J4y2aFYjguLDxgvHBqgyCYRU4eLSRY8mmt9bNWWW7WdjkzD1MMl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram