Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëSeanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për në orën 19:00

Seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për në orën 19:00

Seanca e jashtëzakonshme për përzgjedhjen e presidentit të vendit është shtyrë për në orën 19:00.

“Për shkak të mungesës së opozitës, dhe gjithnjë duke u përpjekur që t’i kemi ata në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe për shkak të obligimeve…Ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

Haxhiu ka thënë se deputetët e opozitës janë duke i bërë thirrje dy kandidateve për presidente, Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për tërheqje nga gara.

“Në vend që të tërhiqen nga deklaratat që i bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, që është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftoj ata që të vijnë. Dhe nëse kërkojnë fjalë, do t’ua kalojmë edhe fjalën. Por, jo që të flasin nga zyrat e tyre apo nga ambientet e tjera për sa kohë po zhvillohet kjo seancë. Këtu është vendi ku argumentojmë edhe juridikisht edhe politikisht”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti serb nga partia SPO, Lazar Raduloviq u ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Kuvend duke thënë se bojkoti nuk zgjidh asnjë çështje.

“Kthehuni në Kuvend, bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe së bashku do të tregojmë një pjekuri politikë. Kosova duhet të ec përpara vetëm atëherë kur të jemi të gjithë jemi pjesëmarrës”, tha ai.

Nis seanca e jashtëzakonshme, mungojnë sërish opozita

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare mungojnë sërish në sallë.

“Edhe dje, edhe sot i kam bërë thirrje deputetëve që s’janë të pranishëm në seancë që të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Detyrohem si kryetare e Kuvendit të adresoj edhe një herë përgjegjësitë që deputetët i kanë në raport me obligimet kushtetuese”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është seanca e dytë për sot, pas shtyrjes së asaj paraprake nga ora 10:00 në 14:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram