Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëLirohet nga burgu në Beograd shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani

Lirohet nga burgu në Beograd shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës, ish ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani, është liruar nga burgu në Beograd.

“Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci.

Mit’hat Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt 2026 gjatë kalimit transit në Serbi.

Në atë kohë, Koci kishte njoftuar se ai ishte ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe gjatë transitit, duke theksuar se raste të tilla po krijojnë pasiguri për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë përmes territorit të Serbisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram