Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja

Abdixhiku: Nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para tentimit të tretë për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të shtetit, pak orë para se të përfundojë afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit, i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se pesëmbëdhjetë nënshkrimet e deputetëve të LDK-së nuk dorëzohen te LVV-ja.

“Nënshkrimet nuk dorëzohen te Lëvizja Vetëvendosje, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt ku duhet t’i dorëzosh nënshkrimet; po të ishte KQZ-ja ndoshta i kishim dorëzuar”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

Sipas tij, është e qartë se Kurti po dëshiron kundërkandidat, që ta zgjedhë njërin nga kandidatët e vet për president.

“Kurti do një kundërkandidat për njërin nga kandidatët e vet, pra do kuorum për të zgjedhur presidentin ‘karate’, e ne nuk mund të kemi president ‘karate’”, tha tutje ai.

Abdixhiku deklaroi se qëndrimi i LDK-së është shumë më i qartë se ai i Kurtit dhe LVV-së.

“Ne i kemi 15 nënshkrime për kandidatin e propozuar të LDK-së. Për të propozuar kandidatin duhet të merresh vesh me palën tjetër se cili është kandidati, dhe ai duhet të na tregojë a i ka pasur votat për Vjosa Osmanin. Unë sa kuptova, ai tha: unë kam vota për ta bërë Vjosa Osmanin kundërkandidate të Feridës”, deklaroi Abdixhiku.

Tha se janë orët e fundit dhe po shkohet drejt një situate të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Ndjej keqardhje që fillimisht është tentuar të përmbyset rendi kushtetues. Ndjej keqardhje veçanërisht që Kurti nuk ka arritur as minimalisht të shprehë gatishmëri për një konsensus, për një emër që unë e konsideroj dhe e vlerësoj shumë, ai duket nuk e vlerëson. E tani çka nuk arrij të kuptoj unë, pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit. Ndoshta Kurti nuk do ta zgjedhë, por jam e bindur që populli i Kosovës do ta zgjedhë”, tha Abdixhiku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram