Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëKQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Do të shkurtohen afatet

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Do të shkurtohen afatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve që të nis me punën për organizimin e tyre, një ditë pasi deputetët e Kuvendit Kosovës dështuan t’i jap vendit një president të ri shteti. Për organizimin e një tjetër procesi të parakohshëm zgjedhor pas atij të 28 dhjetorit, pritet të flasin edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTKlive se meqë zgjedhjet janë të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtra kohore.

Madje Elezi tha se një nga vendimet e para të institucionit që bartë përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore, apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrethanat.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Tutje, sipas zëdhënësit të KQZ-së, këtu hyjnë përcaktimi i afatit për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, afati për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudha e fushatës zgjedhore.

“Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”, tha Elezi për RTKlive.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka 10 ditë afat për shpalljen e kësaj date, derisa organizimi i tyre nuk mund të mbahet më herët se 30 ditë  e jo  më vonë se 45 ditë nga data e shpërndarjes së Kuvendit.

Mandati i deputetëve të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit u përmbyllë mbrëmë, pasi skadoi afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Të zgjedhurit nga procesi i parakohshëm zgjedhor i 28 dhjetorit ishin betuar me 11 shkurt, e në po të  njëjtën ditë ishte zgjedhur edhe kryetarja e Kuvendit dhe ishte votuar edhe kabineti i ri qeveritar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram