Thursday, April 30, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropian

Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropian

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Deleguar të Francës për Evropën, Benjamin Haddad, në vazhdën e takimit të tyre të mbajtur muajin e kaluar në Pallati Elize.

Gjatë takimit, Kurti ka theksuar përkushtimin e Kosovës për integrim evropian, duke shprehur pritjen për marrjen e Pyetësorit të Komisionit Evropian si hap drejt fitimit të statusit të vendit kandidat.

Ai ka nënvizuar se ky proces ndikon drejtpërdrejt në avancimin e reformave të brendshme, veçanërisht në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor.

Palët diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin me Francën në kuadër të Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të mbahen në Kosovë, duke e konsideruar këtë si një mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore, si dhe për rritjen e investimeve dhe tregtisë ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të bisedës ishte edhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në funksion të transformimit të mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve euroatlantike, njofton Zyra e Kryeministrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram