ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 4/12 | Diell pak re |
| Kukës | 7/17 | Diell re |
| Lezhë | 9/17 | Diell pak re |
| Dibër | 2/13 | Diell re |
| Durrës | 8/18 | Diell |
| Tiranë | 8/18 | Diell |
| Elbasan | 6/19 | Diell re |
| Berat | 4/19 | Diell pak re |
| Vlorë | 7/17 | Diell |
| Korçë | 3/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/17 | Diell re |
| Sarandë | 7/18 | Diell pak re |

