Siguria kufitare u diskutua nga ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë në një takim në Athinë, raportoi BTA. Ministri i Brendshëm në detyrë, Emill Deçev, tha se u diskutuan tema të tilla si trafikimi i paligjshëm i migrantëve, drogës, armëve dhe përdorimi i këtij trafikimi të paligjshëm për depërtimin e grupeve terroriste në Evropë.
“Së pari konstatuam se vërehet një tendencë pozitive për uljen e numrit të migrantëve që kalojnë kufijtë e vendeve tona, falë përpjekjeve për kundërveprim” – tha Deçev
“Greqia po dërgon ekipet e saj për të ndihmuar Bullgarinë në kufirin bullgaro-turk. Ne kemi dërguar anijen tonë “Policia Kufitare” për të ndihmuar policinë kufitare greke në luftën kundër trafikimit të migrantëve përgjatë kufirit detar. Siç dihet, Greqia ka shumë ishuj të vendosur pranë bregdetit të Azisë së Vogël në Turqi. Ne raportojmë gjithashtu një bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë dhe i kemi drejtuar një ftesë për një seminar për përmirësimin e kualifikimeve të rojeve kufitare “, njoftoi gjithashtu ministri. “Kolegët tanë grekë janë të kënaqur që pas anëtarësimit tonë në Shengen nuk ka probleme në kufirin bullgaro-grek. Ky është një konstatim i përbashkët. Bashkëpunimi me kolegët turq është gjithashtu në një nivel shumë të lartë”, komentoi Deçev.

