Thursday, April 30, 2026
HomeLajmeKosovëGjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dyer të mbyllura

Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dyer të mbyllura

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe sot me dyer të mbyllura, procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Sipas gjykatësit të rastit, Rrahman Beqiri, në këtë seancë është paraparë të prezantohet ekspertiza e psikiatrisë forenzike për të akuzuarin Shabani.

Avokati mbrojtës i Shabanit, Besnik Berisha, kishte propozuar që kjo pjesë e shqyrtimit të mbahej e mbyllur, duke theksuar se “me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Bedri Shabanit, mbrojtjes së informatave që ligjërisht klasifikohen si informacion i privilegjuar dhe nuk mund të ndahen pa pëlqimin e tij”, kjo fazë e procesit duhet të zhvillohet pa praninë e publikut.

Seanca të ngjashme me dyer të mbyllura ishin mbajtur edhe më 28 dhe 29 janar 2026, për të njëjtat arsye.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025 ndaj Shabanit dhe Qerimit, duke i ngarkuar për “mbledhje dhe dërgim të informacioneve dhe dokumenteve tek Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA)”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram