Kryeministri francez Sébastien Lecornu vendosi të blinte një baguetë, ose bukë, dje, dhe me këtë veprim, ai zemëroi sindikatat në të gjithë vendin, për shkak të faktit se e bëri këtë në Ditën Ndërkombëtare të Punës, ose 1 Maj.Lecornu, në prani të gazetarëve, bleu një bagetë në një furrë buke lokale dhe, kur lajmi u botua në mediat në Francë, pati një reagim të ashpër nga sindikata.
Arsyeja për këtë reagim është fakti që furra e bukës ka punuar më 1 maj, ndërsa sindikatat mbrojnë qëndrimin se të gjithë punëtorët duhet të kenë një ditë pushim në këtë festë.
Sipas ligjit francez, vetëm spitalet dhe shërbimet e tjera thelbësore lejohen të operojnë më 1 maj, dhe punonjësit e tyre marrin pagë të dyfishtë. Megjithatë, statusi i furrave të bukës dhe bizneseve të tjera të shërbimeve është i paqartë, prandaj qeveria e udhëhequr nga Lecornu dëshiron të bëjë një përjashtim për institucione të tilla në ligj.
Sindikatat e kundërshtojnë një zgjidhje të tillë dhe sekretarja e përgjithshme e sindikatës më të madhe në Francë e kritikoi Lecornu-n për “teatër politik”, siç e përshkroi ajo.
“Shkimi i politikanëve në furra buke është një ‘spektakël’ që nuk na duhet sot. Duhet të tregojmë se si është jeta e vërtetë e një bukëpjekësi”, tha Marylise Léon.
Përveç vizitës në një furrë buke lokale, kryeministri francez zhvilloi një bisedë telefonike me një bukëpjekës i cili u gjobit për shkak se punoi më 1 maj. Gjoba për këtë shkelje është 750 euro për çdo punëtor që punon në këtë festë, dhe bukëpjekësi, të cilin e quajti Lecorne, mori një gjobë totale prej 5,250 eurosh.

