By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thirrje qytetarëve serbë ta ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thirrje qytetarëve serbë ta ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve politike
Ballina 1Lajme

Kurti thirrje qytetarëve serbë ta ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve politike

Kosova Times
Last updated: 2022/11/05 at 5:33 PM
Kosova Times Published November 5, 2022
Share
SHARE

Pas vendimit të Lista Serbe për tu larguar nga institucionet e Kosovës Kreu i Qeveris së Kosovës Albin Kurti ka reaguar duke kritikuar Beogradin për kërcënime dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës.

Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje.

“Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, tha Kurti.

Sipas tij me marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, Serbia ka kapitulluar dhe i ka thënë lamtumirë Kosovës.

“Nuk ka nevojë të humbim kohë e të vazhdojmë të vonohemi edhe në vitin 2022. Duke e përkrahur Milosheviqin dhe Sheshelin para çerek shekulli e keni lënë Kosovën. Duke e përkrahur Putinin e Lavrovin sot, po e lini Evropën”.

Ai ftoi të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë.

“Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, tha Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times November 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq publikoi një video nga një shkollë e mesme e Beogradit: “Pamjet më të tmerrshme të serbëve sot”

Kosova Times Kosova Times February 27, 2025
Ramadani: Me Leccen synojmë të fitojmë sa më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarëve për vrasjen në Gjilan
Kjaer njofton për largimin nga Milan
Kurti për heqjen e masave: Nuk duhet të spekuloj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?