Monday, May 4, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, e falënderon për mbështetje

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, e falënderon për mbështetje

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.

Në këtë drejtim, ai falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në  njoftim.

Në përmbyllje, kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në forume shumëpalëshe me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram