Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.
Në njoftim thuhet se haxhiu dhe Sasiku kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Po ashtu në takim u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

