Monday, May 4, 2026
HomeLajmeKosovëKEK-u nis remontin e njësisë B2 në Termocentralin Kosova B

KEK-u nis remontin e njësisë B2 në Termocentralin Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur zbatimin e remontit të rregullt vjetor 30-ditor të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B, në përputhje me bilancin vjetor energjetik, ka bërë të ditur kjo korporatë.

Sipas njoftimit, ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe synon mirëmbajtjen teknike të njësisë, rritjen e sigurisë gjatë operimit si dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të saj.

“Ndërkohë, njësia B1 e TC Kosova B tashmë i është nënshtruar projekteve të mëdha modernizuese. Këto përfshijnë ndërtimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, punime të cilat kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK-ut, pas përfundimit të këtyre investimeve, pritet të rritet ndjeshëm siguria në operim, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe të arrihet përputhshmëri me standardet më të larta të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedis

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram