Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se, bazuar në njoftimin zyrtar nga Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë, sot është ndërprerë përkohësisht Sistemi i Tatimit në Pronë.
Sipas këtij njoftimi, ndërprerja ka ardhur si rezultat i disa rregullimeve teknike që janë duke u zhvilluar në sistem. Si pasojë, qytetarët mund të përballen me ndërprerje të përkohshme në ofrimin e shërbimeve që lidhen me tatimin në pronë.
Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se shërbimet pritet të rikthehen sapo të përfundojë procesi i rregullimit të sistemit, ndërsa kërkohet mirëkuptim nga tatimpaguesit për këtë situatë të përkohshme.

