Friday, September 25, 2026
HomeLajmeKosovëKurti takohet me Orpon në Jerevan, falënderon Finlandën për mbështetjen

Kurti takohet me Orpon në Jerevan, falënderon Finlandën për mbështetjen

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Republikës së Finlandës, Petteri Orpo.

Në takim, sipas komunikatës nga Kryeministria, Kurti e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, në veçanti për përkrahjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për mbështetjen për avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit, duke e cilësuar atë si element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë. Gjatë takimit u veçua përvoja e Finlandës në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si një model i avancuar i organizimit të shtetit dhe shoqërisë përballë sfidave të sigurisë, model ky që ka miratuar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu theksohet se të dy kryeministrat riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram