Një person ka humbur jetën në Gjakovë si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me thikë. Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, bazuar në hetimet fillestare, rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, viktima është sulmuar nga një person i moshës madhore, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thekson policia.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për kapjen e të dyshuarit.

