Në shënim të Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me nderim të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe kontributin e luftëtarëve shqiptarë ndër vite. Ai u shpreh se kujtimi për ta mbetet i përhershëm dhe se vlerat për të cilat ata luftuan duhet të ruhen dhe të çohen përpara.
“Lavdi të rënëve për liri dhe nderim për luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Kosova!”, ka shkruar Haradinaj në mesazhin e tij.

