By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti: Mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, janë themelet e drejtësisë sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti: Mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, janë themelet e drejtësisë sociale
Lajme

Kryeministri Kurti: Mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, janë themelet e drejtësisë sociale

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 5:26 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

“Të drejtat, qasja e barabartë në burime financiare, shërbime dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, janë themelet e drejtësisë sociale”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në publikimin e librit të përkthyer në gjuhën shqipe “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti tha se përfshirja e grave me pjesëmarrje e përfaqësim, në hartim të politikave e vendimmarrje, i hap udhë progresit e transformimit të shoqërisë. Vetëm kështu mundësohet që gjysma e potencialit, aftësive dhe talentit të popullsisë të mos lihet anash.

Duke folur për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për mbështetje të grave dhe vajzave, kryeministri Kurti tha se përmes integrimit gjinor në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike janë dizajnuar masa specifike për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e qasjes së grave në shkollim dhe punësim.

“Kemi mbështetur punësimin e grave, masë kjo nga e cila kanë përfituar mbi 3,500 gra dhe 1,490 biznese. Kemi mbështetur bizneset që janë në pronësi të grave, me vlerë të subvencionimit afër gjysmë milion euro (491,988), kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro. Që nga fillimi i skemës së mbështetjes për nënat e reja,  deri më tani kemi rreth 200 mijë përfituese nga Shtesat për Fëmijë dhe mbi 23 mijë përfituese nga Shtesat për Lehona. Po mbështesim financiarisht Strehimoret që në kuadër të tyre ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës mbi bazë gjinore, në proces të mbrojtjes sociale dhe ri-integrimit të tyre. Për vitin akademik 2021/2022, kemi ndarë 1365 bursat për gra dhe vajza për studime në STEM. Kemi dhënë 13 bursa për studente me aftësi të kufizuara. Kemi përkrahur 10 vajza për bursë të doktoratës. E në bujqësi, për vitin 2021 kemi ndarë subvencione për 1325 gra përfituese”, tha kryeministri Kurti.

Më pas, ai tha se nuk është i mjaftueshëm integrimi. Duhet çlirimi. Nuk është e mjaftueshme përfshirja. Duhet pjesëmarrja. Margjinalizimi, përjashtimi, çfarëdo lloj diskriminimi, është në thelb mungesë e lirisë. Nuk mund të jesh edhe i lirë edhe i margjinalizuar; edhe i lirë edhe i përjashtuar; edhe i lirë edhe i diskriminuar. Andaj, nevojitet çlirimi dhe për çlirim nevojitet solidariteti. Gratë dhe vajzat duhet të jenë solidare me njëra-tjetrën në përpjekjet dhe betejat e tyre të përbashkëta dhe burrat edhe djemtë duhet t’i ndihmojnë ato, tha kryeministri.

Në këtë promovim të këtij libri me 500 kopje, që pjesa më e madhe e tyre do të ngelen këtu në Fakultetin Ekonomik për nevojat e studentëve dhe studiuesve të Universitetit të Prishtinës, jam i lumtur që po marr pjesë, sepse unë jam i bindur, që edhe dija edhe studimi edhe emancipimi, vijnë nga leximi, vijnë edhe nga diskutimi, por vijnë sidomos nga leximi, tha Kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Man United insiston për De Ligt, gati oferta

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Horoskopi ditor për 12 Dhjetor 2024!
Serbia njoftoi ndërprerjen e kontratave për armët ruse
Afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 5 shkurt
FIFA ia shkëput kontratën Ramadanit me Gjilanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?