Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëPjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Togut për Intervenime të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, të mbajtur nga 2 deri më 6 nëntor në Slunj të Kroacisë.

Sipas Maqedoncit, trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen e instruktorëve të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

Ai ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar trajnime praktike në procedurat standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe ushtrime të qitjes gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

“Këto aktivitete kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e aftësive taktike, ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave me standardet dhe praktikat e partnerëve tanë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e kapaciteteve të FSK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram