Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Dëshirat politike s’duhen ngatërruar me faktet, vendos populli

Kurti: Dëshirat politike s’duhen ngatërruar me faktet, vendos populli

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar mundësinë e bashkimit të Vjosa Osmanit me LDK-në për garë të përbashkët në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se çdo subjekt politik ka të drejtë të ketë ambicie, por vendimin e fundit e marrin qytetarët.

Kurti tha se nuk duhet të ngatërrohen dëshirat politike me rezultatet reale, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit.

“Të gjithë të cilët kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen… Por duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie… për këtë vendos populli”, deklaroi ai.

Ai përmendi edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.1% të votave dhe 57 deputetë, ndërsa së bashku me partnerët politikë arrin 66 deputetë në Kuvend.

“Pra nuk jemi duke u krahasuar dy parti, po e gjithë opozita është 43 deputetë e Vetëvendosja është 57, rrjedhimisht nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, shtoi Kurti.

Sipas tij, çdo përpjekje për ta penguar Vetëvendosjen ka rezultuar me rritje të mbështetjes për këtë subjekt politik.

“Sa herë na kanë vënë diga, është rritë prurja”, u shpreh ai, duke shtuar se rezultati real do të shihet në zgjedhjet e 7 qershorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram