Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKosovëPrattipati dhe Sveçla diskutojnë për sigurinë

Prattipati dhe Sveçla diskutojnë për sigurinë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe policisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

Gjatë takimit, theksi u vu te rëndësia e ruajtjes së stabilitetit rajonal, koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta të sigurisë, njofton Ambasada amerikane.

Bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në sektorin e sigurisë mbetet një element i rëndësishëm në forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve policore dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram