Në 28-vjetorin e rënies së heroit të kombit Bahri Fazliu, kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Pas homazheve, Haradinaj ka kujtuar rolin dhe kontributin e Bahri Fazliut në përpjekjet për liri dhe në themelimin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Është e vërtetë, një ditë që bashkon shumë porosi. Bahri Fazliu u vra në trekufirin mbarëshqiptar, pra Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, në fillim të luftës, vitit ’98 në Bogiqe. Themelues i UÇK-së, krijues i idesë së luftës, edhe pasues i përpjekjeve për liri të hershme të kombit shqiptar, të vëllait Fahriut, të Afrimit, por edhe shumë të tjerëve. I paharruar kujtimi, jeta dhe vepra është i përjetshëm pra kujtimi për Bahriun, heroin e kombit Bahri Fazliu. Lavdi!”, ka deklaruar Haradinaj.
Homazhet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për shënimin e 28-vjetorit të rënies së heroit Bahri Fazliu.

