Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot u ka dërguar një letër apeli ambasadave mike në Kosovë, duke kërkuar ruajtjen e besimit në drejtësinë ndërkombëtare.
Në reagimin e veteranëve shprehet shqetësimi për zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Ata kërkojnë që drejtësia të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Organizata vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të shteteve mike ndaj Kosovës, duke theksuar se besimi në drejtësi është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar.

