Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe personat e zhdukur

Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe personat e zhdukur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesen rajonale të UNHCR për Evropën Qendrore, Nicole Epting, me të cilën ka diskutuar për çështjet që lidhen me refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat pa shtetësi.

Gjatë takimit, Kurti e njoftoi Epting për politikat dhe programet e Qeverisë së Kosovës që synojnë mbështetjen e këtyre kategorive, përfshirë strehimin, mbështetjen sociale dhe qasjen në shërbime publike, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e trajtimit të këtyre çështjeve në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe solidaritetit humanitar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në fund të takimit u diskutua edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku Kurti theksoi se ende rezultojnë 1565 persona të zhdukur dhe kërkoi zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke nënvizuar nevojën për hapjen e arkivave nga Serbia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram