Është arrestuar një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje ndaj nënës së tij në Shtime.
“Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj. Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.
I dyshuari 24-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

