Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëUshtronte dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Shtime

Ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Shtime

Është arrestuar një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje ndaj nënës së tij në Shtime.

“Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj. Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

I dyshuari 24-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram