Nga 1 marsi, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të mund të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.
“Trafiku Urban” ka njoftuar se nga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e ndërrmarjes në Prishtinë, do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.
Sipas njoftimit, kategoritë e përfshira janë: fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”, invalidët e luftës, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e komunës, pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policia e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komuna e Prishtinës, si dhe stafi arsimor, shëndetësor, administrativ dhe punonjësit e administratës komunale të kryeqytetit. Po ashtu, përfitues janë edhe studentët e Prishtinës.
Për të përfituar nga udhëtimi pa pagesë, qytetarët duhet të krijojnë llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkojnë dokumentet e nevojshme, si letërnjoftimin, fotografinë dhe vërtetimin përkatës nga institucioni kompetent.
Personat mbi 65 vjeç mund të lirohen nga pagesa vetëm me letërnjoftim, ndërsa nxënësit, rastet sociale dhe personat me aftësi të kufizuara mund të përdorin edhe kartelat fizike nëse nuk posedojnë pajisje elektronike.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se qytetarët që nuk kanë telefon apo pajisje të tjera mund të aplikojnë për kartelë fizike përmes linkut të publikuar dhe brenda shtatë ditëve do të pajisen me kartelë.
Mbushja e Kuletës Digjitale ose kartelës fizike mund të bëhet përmes kartelës bankare në aplikacion ose në pikat e shitjes së biletave të “Trafikut Urban”, në lokacionet e caktuara në Prishtinë.

