Wednesday, April 22, 2026
HomeKulturëAlketa Fazliu nderohet në Romë me Çmimin Ndërkombëtar për Gazetari Etike

Alketa Fazliu nderohet në Romë me Çmimin Ndërkombëtar për Gazetari Etike

Gazetarja dhe prezantuesja e edicionit informativ të RTK, Alketa Gashi Fazliu, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar për Gazetari Etike – Premio Internazionale di Giornalismo Etico, në një ceremoni solemne të mbajtur në Romë, në ambientet e Ministria e Kulturës.

Ky çmim prestigjioz iu akordua me motivacionin: “Të japësh dritë së vërtetës do të thotë t’i japësh zë lirisë.”

Sipas vlerësimit të jurisë, Alketa Gashi Fazliu u nderua “për profesionalizmin, besueshmërinë dhe rigorozitetin me të cilin ushtron rolin e gazetares dhe prezantuese së edicionit informativ të RTK-së së Kosovës, duke përfaqësuar një pikë referimi autoritative për informimin publik.”

Në arsyetimin e çmimit theksohet se ajo dallohet për qartësinë në paraqitje, balancën narrative dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj saktësisë së burimeve, duke kontribuar në një komunikim të përgjegjshëm dhe të kuptueshëm edhe në kontekste komplekse.

Organizator i këtij çmimi është Shoqata VerbumlandiArt APS, ndërsa çmimi u dorëzua nga Presidentja e Shoqatës, Regina Resta, dhe Presidentja e Çmimit, Incoronata Boccia.

Në fjalën e saj, Alketa Gashi Fazliu e cilësoi këtë vlerësim si një nga momentet më të bukura të jetës së saj profesionale, duke theksuar se gazetaria etike mbetet themeli i besimit publik dhe i demokracisë funksionale.

Ky çmim përbën një njohje të rëndësishme ndërkombëtare jo vetëm për kontributin individual të gazetares, por edhe për rolin e shërbimit publik radioteleviziv të Kosovës në forcimin e transparencës, besimit dhe kohezionit demokratik.

Vlerësimi në një skenë ndërkombëtare si Roma konfirmon se gazetaria e përgjegjshme, e bazuar në fakte dhe integritet profesional, mbetet një instrument thelbësor për lirinë dhe të vërtetën. /Kosovatimes/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram