Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë në Prishtinë

Arrestohet një person i dyshuar për gjuajtje me armë në Prishtinë

Një person i dyshuar është arrestuar lidhur me një rast të gjuajtjes me armë zjarri, i ndodhur në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sipas njoftimit. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, personi i dyshuar është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram