Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës nënkampione në turneun ndërkombëtar të futsallit në Itali

Policia e Kosovës nënkampione në turneun ndërkombëtar të futsallit në Itali

Klubi i Futsallit Policia e Kosovës është renditur nënkampion në turneun ndërkombëtar Copa Del Mare Tournament 2026, i mbajtur në Itali, ku morën pjesë 62 ekipe nga 26 shtete.

Ekipi i Policia e Kosovës e nisi garën me rezultate të mira në fazën e grupeve, duke shënuar fitore ndaj ekipeve nga Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Italia dhe Sllovakia.

Në fazën eliminatore, ekipi kosovar arriti fitore në çerekfinale ndaj Kolumbisë dhe në gjysmëfinale ndaj Italisë, ndërsa në finale u mposht pas penalltive nga Sllovakia, duke u renditur nënkampion i turneut.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0kK3s7y1tDq27JGL2KMQzffMKsRufn4cfEpRRbhDRByHKMh7E89UoMQ9LeDshV83il&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram