Ferizaj po prezantohet në panairin ndërkombëtar Foire de Paris 2026, i cili po mbahet nga 30 prilli deri më 11 maj në Paris.
Pjesëmarrja e Kosovë në këtë panair po organizohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Në kuadër të panairit, Kosova po promovon potencialin në turizëm, gastronomi, industri ushqimore dhe të pijeve, investime, eksport, artizanat, inovacion dhe trashëgimi kulturore.
Një hapësirë e veçantë i është dedikuar edhe Ferizajt për prezantimin e potencialit ekonomik, turistik dhe zhvillimor të komunës.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, i cili po merr pjesë në këtë ngjarje, ka vlerësuar rëndësinë e promovimit të qytetit para vizitorëve dhe bizneseve ndërkombëtare.

