Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia: Kanosja ndaj Kurtit u publikua nga Kraljeva, identifikohet IP-ja

Policia: Kanosja ndaj Kurtit u publikua nga Kraljeva, identifikohet IP-ja

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanosja ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e publikuar në rrjetet sociale nga profili “Severna Brigada”, është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga Kraljeva. Sipas policisë, janë identifikuar IP-adresa dhe të dhënat e përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut” (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste). Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike”, thuhet në njoftim. 

Sipas Policisë së Kosovës, nga hetimet është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë “Severna Brigada”.

Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti Kraljevë.

Policia ka bërë të ditur se janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit, derisa janë siguruar edhe të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimet e mëtejme nga Policia e Kosovës dhe PSRK

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram