Policia ka njoftuar se një 52-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Suharekë. Ai është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në QKMF në Suharekë se një person mashkull ishte sjellë pa shenja jete.
Sipas Bytyqit, Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë.
Ai ka bërë të ditur se, në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

