Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku zotohet për bashkim brenda LDK-së

Abdixhiku zotohet për bashkim brenda LDK-së

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të angazhohet për bashkimin e të gjitha rrymave brenda subjektit politik.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se individët e saj dhe e ka cilësuar atë si “shtëpia e njerëzve të saj”.

“Anëtarësisë së Lidhjes, Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë. Ata që kanë qëndruar gjithmonë. Ata që janë larguar. Ata që kanë heshtur. Ata që ende besojnë. Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.  Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

Gjatë mbledhjes së paralajmëruar nga LDK, parashihet nominimi i kandidatit të partisë për kryeministër, si dhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Në rend të ditës do të jetë gjithashtu edhe diskutimi për bashkëpunimet e mundshme politike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram