Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën do të diskutohet dhe vendoset lidhur me hyrjen në një listë të përbashkët zgjedhore me ish presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas paralajmërimeve, mbledhja do të fillojë në ora 12:00.
Disa ditë më parë, Kryesia e LDK-së i dha mbështetje përfshirjes së Vjosa Osmanit në listën zgjedhore të partisë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte bërë të ditur se marrëveshja duhet të marrë edhe aprovimin e Këshillit të Përgjithshëm për t’u zyrtarizuar.
Mbrëmjen e së enjtes, kryetari i Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, iu drejtua anëtarësisë së partisë duke theksuar përkushtimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit. Ai tha se synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që vazhdojnë të besojnë në LDK.

