Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të prezantohet dhe të zgjidhet kandidati i partisë për kryeministër të Kosovës.
Mbledhja është thirrur për sot, e shtunë, 9 maj 2026, me fillim nga ora 10:00.
Në këtë takim gjithashtu pritet që Këshilli i Përgjithshëm të autorizojë kryesinë qendrore për finalizimin e kandidaturave për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Mes tjerash, në mbledhje do të diskutohet edhe situata aktuale politike në vend.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë caktuar për 7 qershor, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri të Kosovës.

