Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën

Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rruga euro-atlantike mbetet e vetmja perspektivë për Kosovën dhe se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj këtij vizioni.

“Rruga jonë euro-atlantike është e vetmja rrugë dhe ne mbetemi besnikë të këtij vizioni, gjithmonë në mbrojtje të interesave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. 

Ai ka theksuar nevojën për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe për mbështetje në proceset integruese evropiane.

“Në këtë Ditë të Evropës, theksohet nevoja për t’i hapur rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e saj. Po ashtu, mbetet jetike mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” “Urime Ditën e Evropës!”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram