Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një video të publikuar në Facebook, Ormanhi ka publikuar mesazhet e qytetarëve që i bënin thirrje për t’u kthyer në LDK.
“Për muaj të tërë kam ecur nëpër çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja. Kam dëgjuar hallet tuaja. Kam parë zhgënjimet në sytë e njerëzve të ndershëm. Por mbi të gjitha kam parë një gjë që ende nuk është shuar: shpresën. Dhe kudo në çdo fshat e qytet, çdo tavolinë e çdo shesh ju më folët me një zë”, ka thënë Osmani para se në video të lëshoheshin mesazhet e qytetarëve për kthim në LDK. “Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi”, ka theksuar ajo.

