Lobi Euroatlantik shqiptar ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që pa vonesë të ndërmarrin masa konkrete veprimi kundër planeve Ruso- Serbe në Ballkan dhe veçmas kundër destabilizim it me ndërhyrje në Kosovë. Këtë kërkesë në emër të lobit me seli në Gjermani e ka adresuar kreu i tij Shukri Ymeri. Ai ka thënë se aleatët e Kosovës duhet t’a ndalojnë jetësimin e Planit të Djallit në Ballkan. Kjo sipas Ymerit fillimisht arrihet me pranimin e shpejt dhe pa kushte të Kosovës në NATO si hap i parë, dhe hapi tjetër po ashtu i shpejtë duhet të jetë procedura e përshpejtuar e anëtarësimit në BE. Kjo kërkesë vjen në kohën kur Serbia dhe satelitët tjerë rus në Ballkan janë pozicionuar me qëndrimin e tyre pro rus rreth agresionit në Ukrainë, një skenar që sipas Lobit Euroatlantik ka gjasa reale të rrezikshme të zbatohet edhe në Ballkan sepse aleanca Vuçiq Dodik nën ndikimin rus rrezikon seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj lobi kërkon nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarët tjerë me ndikim në Aleancën e NATO-s që të ndalin përpjekjet për cenimin e paqes dhe stabilitetit të vendeve të rajonit, duke fuqizuar lidhjet me popujt dhe shtetet properënimore të Ballkanit, e veqmas trajtimin e situatës në Kosovë, duke e anëtarësuar në NATO dhe duke i dhënë me automatizëm statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Sipas Lobit përshpejtimi i procesit të integrimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë e Malit të Zi është imediat, derisa vonesat që mundë të bëhen me procedurat e ngadalësuara dhe qasje burokratike, shkojnë në favor të Serbisë dhe Rusisë për zbatimin e Paktit të Djallit dhe me këtë t’a tensionojnë situatën me premisa destabilizimi të rrezikshëm. Prandaj komunitetit transeuroatlantik dihet që që vepron tash në preventivë sepse është momenti, kurse nesër mundë të jetë vonë, thekson kreu i Lobit Euroatlantik Shqiptar Shukri Ymeri.

