Monday, May 11, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në zonat malore

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në zonat malore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje.

Gjatë orëve të mesditës deri pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në mënyrë të izoluar reshjet në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë./ATSH

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram