By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin në Paris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin në Paris
Ballina 1Lajme

Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 7:50 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u takua të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Paris, ku po mbahet Forumi i Paqes, por nuk pati takim të përbashkët ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

Në këto dy takime ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Këto takime janë zhvilluar në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare, në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit të Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës dhe nuk ka pranuar të shtyjë datën e nisjes të zbatimit, me gjithë insistimin e komunitetit ndërkombëtar.

Borrell kërkoi nga Kosova edhe nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe po ashtu kërkoi nga dy palët të gjejnë zgjedhje urgjente ndaj krizës aktuale dhe të jenë të gatshëm për kompromis.

“Ambienti aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshëm tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplote për gjërat e rëndësishme për Kosovën, Serbinë, popujt e tyre dhe gjithë rajonin – që është normalizimi i marrëdhënieve mes dy palëve, si faktor kyç për ecjen përpara në rrugën e tyre evropiane”, tha Borrell në këto takime, sipas komunikatës së lëshuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Borrell do të raportojë para Këshillit të Ministrave të BE-së më 14 nëntor për diskutimet e tij në dy takimet me Kurtin dhe Vuçiqin, si dhe do të japë analizën e tij për situatën mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit tha se nuk duhet të humbet fokusi nga marrëveshja finale me Serbinë shkaku i problemeve të fundit.

“Ne nuk duhet t’i vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, ndërkohë që i adresojmë çështjet aktuale”, shkroi Kurti në Twitter.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, gjatë këtij takimi, Kurti “theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër” dhe e cilësoi propozimin franko-gjerman si “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”.

“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet gjithashtu në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Vuçiqi tha se “është e rëndësisë së veçantë që institucionet evropiane dhe vendet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë se Prishtina duhet të nisë përfundimisht t’i kryejë obligimet e veta, që, pikë së pari, kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Ne u pajtuam që është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohet situata dhe të zgjidhen problemet në mënyrë të arsyeshme, siç insiston gjithmonë Serbia”, tha presidenti serb.

Pas takimit, ai tha se nuk beson që një zgjidhje do të arrihet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të zhvillohet më 14 nëntor.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e kishte konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që raportohet se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se Vuçiqi po i përdorte pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Gjatë së enjtes, Kurti dhe Osmani u takuan me kryeministrin francez, Emmanuel Macron. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, u tha se ishte diskutuar edhe për planin franko-gjerman.

“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme [në dialogun Kosovë Serbi]”, thuhej në komunikatë.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Por, Kurti ka deklaruar disa herë se është kundër formimit të ndonjë asociacioni njëetnik.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
Siguria kibernetike në Kosovë, fushë e re me shumë sfida
Kurti ngushëllon homologun portugez, i ofron mbështetjen e Kosovës
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Dhuna duhet të shmanget
Mijëra protestojnë në Stamboll për arrestimin e kryebashkiakut Imamoglu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?