Një incident që përfshin dëmtimin e pasurisë është raportuar mbrëmjen e 11 majit në Prishtinë. Sipas Policisë, një gjykatëse ka njoftuar autoritetet se vetura e saj zyrtare është dëmtuar nga një person i panjohur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur i dyshuari dyshohet se ka vendosur një gur mbi automjetin zyrtar, duke shkaktuar dëme materiale në veturë.
“Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar”, thuhet në raportin policor.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Rasti është cilësuar si “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

