Një shtetas serb i cili ishte duke hyrë në Kosovë është ndaluar në pikën kufitare në Merdar.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrime nxitëse.
“PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.

