By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja kërkon që Kina të bindë Moskën të respektojë sovranitetin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja kërkon që Kina të bindë Moskën të respektojë sovranitetin e Ukrainës
Rajon / Botë

BE-ja kërkon që Kina të bindë Moskën të respektojë sovranitetin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 5:11 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Shefi i Bashkimit Evropian, Chareles Michel, tha se blloku pret që Kina të “përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të shtyrë Moskën që të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Këto deklarata të Michel vijnë disa ditë para mbajtjes së samitit të G20-s në Bali, ku pritet që temë qendrore të jetë konflikti në Ukrainë.

Presidenti i Këshillit Evropian i bëri këto komente gjatë margjinave të samitit në Kamboxhia, ku ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje liderëve të Azisë Juglindore që të mbështesin Kievin.

Përderisa Kina mbetet një partnere e madhe tregtare e BE-së, zyrtarët evropianë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Pekinit që publikisht të dënojë veprimet e Rusisë, por deri më tani Kina nuk e ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Kina ka refuzuar që të kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës dhe në vend të kësaj ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për luftën.

“Ne inkurajojmë autoritetet kineze që të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të bindur Rusinë që të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, që të respektojë sovranitetin e Ukrainës”, tha Michel për AFP-në.

Ai theksoi se Pekini “shpesh ka bërë deklarata në mbështetje të koncepteve të ligjit ndërkombëtar, të bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Deklaratat e Michel vijnë disa ditë para samitit të G20-s në Bali, ku presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Michel tha se samiti është “një mundësi e rëndësishme për të parë njëri-tjetrin në sy” dhe shtoi se “ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është jashtëzakonisht serioze, së pari për ukrainasit, por edhe për mbarë botën”.

Raportet midis Kinës dhe BE-së janë përkeqësuar qëkur të dyja palët kanë vendosur sanksione, pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina në rajonin Ksinjiang.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lejeqëndrimet në Greqi, Ambasada shqiptare sqaron procedurat

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Në ditën e samitit të G20, Rusia i dha goditjen më masive sistemit energjetik të Ukrainës që nga fillimi i luftës
Këshilltari i Netanyahut vizitoi Moskën për të diskutuar mbi fatin e pengjeve në Rripin e Gazës
Varret e luftëtarëve të Wagner janë gjetur pranë Lugansk. Familjarët e disa viktimave nuk dinin për vdekjen e tyre
Krasniqi për propozimin e Muratit: S`duan ta konstituojnë Kuvendin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?