Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëPartia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.

Një gjë e tillë e ka bërë të ditur LDK përmes një postimi në Facebook. Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin, derisa Balli Kombëtar me Alban Hotin.

“Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në”, thuhet në postimin e LDK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram