Mëngjesin e sotëm një foshnje është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit”, ka konfirmuar ai.
Sipas tij, në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

