Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëBanorët e Rugovës kundër kufizimeve në ndërtim në Bjeshkët e Nemuna

Banorët e Rugovës kundër kufizimeve në ndërtim në Bjeshkët e Nemuna

Disa qindra banorë të Rugovës kanë protestuar sërish kundër vendimit të Ministrisë për ndalimin e ndërtimeve dhe transportit të materialeve ndërtimore në Zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ata vlerësojnë se ky vendim cenon të drejtat e tyre dhe qasjen në pronat stërgjyshore, si dhe dëmton zhvillimin ekonomik, bizneset dhe agroturizmin në këtë zonë.

Njëri nga organizatorët e protestës, Agron Nikçi, tha se vendimi është i papranueshëm dhe po rrezikon ekonomitë familjare të banorëve, ndërsa është paralajmëruar se protestat mund të vazhdojnë edhe në forma më të ashpra nëse nuk shfuqizohet vendimi përkatës i MMPH-së.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram