Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK përkujton Tahir e Nebih Mehën në 45 vjetorin e rënies

OVL-UÇK përkujton Tahir e Nebih Mehën në 45 vjetorin e rënies

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka përkujtuar 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës.

Në një postim në Facebook, OVL UÇK ka nderuar jetën, veprën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar, duke e cilësuar sakrificën e familjes Meha si një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare.

“Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal.’Lavdi’”, thuhet në përfundim të postimit të organizatës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram